19 Prill 2024

Dita e Çlirimit, moment nderimi, kujtimi dhe përkulje për çlirimtarët

Prishtinë, 12 qershor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit Qeveritar, të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, të premten, me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, bënë homazhe te shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, shtatorja e heroit Zahir Pajazit dhe Memoriali i NATO-s në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ministrja Haradinaj - Stublla theksoi se kjo ditë është moment nderimi dhe kujtimi për çlirimtarët. “21 vjetori nga Dita e Çlirimit, është moment nderimi, kujtimi dhe përkulje për çlirimtarët tanë.” tha Ministrja Haradinaj - Stublla.

Dita e Çlirimit të Kosovës - 12 Qershori, është ditë e veçantë në historinë e Kosovës së sotme, që u krijua me sakrificën sublime të popullit shqiptar të Kosovës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe humanizmin e botës së përparuar, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera demokratike. 

Ministrja Haradinaj – Stublla ka marrë pjesë edhe në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës e thirrur për shënimin e kësaj date, ndërsa gjatë ditës do të ketë komunikim edhe me disa nga personalitetet që dhanë kontribut kyç në çlirimin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)