19 Prill 2024

Diskutohet perspektiva gjinore në reformën zgjedhore

Prishtinë, 21 dhjetor - Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon sot konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore".

Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Gratë e reja të përfshira në parti dhe procese politike” menaxhuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë.

Fjala hyrëse do të bëhet nga Luljeta Demolli,Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Ndërsa, folësit kryesor në panel do të jenë: Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor; Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencionit për Barazi Gjinore; Yll Buleshkaj, Zëvendës Drejtor, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Besa Luzha, Koordinatore e Programit, Friedrich-Ebert-Stiftung, Zyra në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)