19 Prill 2024

Diskutohet për MSA-në dhe reformat shtet-ndërtuese në Kosovë

Prishtinë, 27 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe reformat shtet-ndërtuese në Kosovë”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoi efektet politike të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe sfidat që mund të dalin gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje.

Gjatë këtij diskutimi do të publikohet një Raport Politikash i titulluar: “Ndikimi Politik i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit: Një analizë krahasuese”.

Ky raport paraqet një analizë të implikimeve politike të procesit të Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera, ky raport analizon një numër variablash të grupuara në tri fusha: a) efikasiteti (çfarë efektesh praktike ka prodhuar), b) llogaridhënia (zhvillimin e një administrate përgjegjëse dhe të besueshme) dhe c) bashkëpunimi (gatishmëria për të mbajtur marrëdhënie të mira dhe pjesëmarrje në programet e përbashkëta rajonale me shtetet fqinje).

Për më tepër, raporti identifikon trendet dhe pengesat e përbashkëta që janë hasur në rajon, duke nxjerr një numër mësimesh nga ky proces, si dhe parashikon se si ato mund të zbatohen në rastin konkret të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)