23 Prill 2024

Diskutohet për dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil pas reduktimit te ministrive

Prishtinë, 24 shkurt -  Demokracia Plus (D+) organizon tryezë në të cilën do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri.

Në këtë tryezë e cila do të mbahet sot do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe të Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Ekzistojnë një numër i pozitave të nëpunësve civil të cilat janë të njëjta në secilën ministri, p.sh. pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, pozita e Drejtorit të Departamentit Ligjor, Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, Udhëheqësit të personelit, Auditorit të brendshëm, Udhëheqësit të prokurimit, Udhëheqësit të komunikimit publik dhe një numër të pozitave të shërbyesve civil të kategorisë profesionale si p.sh. zyrtar certifikues, zyrtar shpenzues, zyrtar për buxhet dhe financa, etj.

Siç dihet, të gjithë nëpunësit civil me kontrata të rregullta pune kanë akt emërime me afat të pacaktuar. Ligji nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil njeh dhe trajton kategorinë e nëpunësve civilë tepricë në rast të suprimimit, bashkimit apo ri-organizimit të institucionit (Neni 32 i ligjit përkatës).

Në anën tjetër, Ligji nr. 06/L-114 i cili është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri në fund të shkurtit 2020 njeh të drejtën e transferimit të nëpunësve civil për shkak të shuarjes apo ristrukturimit të institucionit në një pozitë tjetër të Shërbimit Civil të së njëjtës kategori (Neni 54). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)