18 Prill 2024

Diskutohet Agjenda e Reformave Evropiane si perspektivë e re për Kosovën

Prishtinë, 17 dhjetor - Demokraci Plus mbajti panel diskutimit me temë: “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën” në të cilin publikoi analizën e titulluar “Katër vjet, katër kryeministra nga Agjenda për Reforma Evropiane në Agjendën për Reforma Evropiane II: Ku qëndrojmë”?!

Albana Rexha - Analiste e Lartë e Politikave në Demokraci Plus, e cila moderoi këtë debat, vuri në pah se për një periudhë 4 vjecare pati jo-stabilitet politik dhe potencoi se për këto 5 vite, Republika e Kosovës është është drejtuar nga 4 kryeministra të ndryshëm.
 
“Ky jo stabilitet politik ka ndikuar fuqishëm në kufizimin e qëndrueshmërisë së reformave, kjo pasi që me ndrrimin e qeverisë të gjitha politikat apo reformat janë kthyer në pikën zero. Padyshim që ERA në një mjedis të ashpër politik si ky i joni, e humbi rëndësinë e saj, kështu duke rezultuar në zbatimin e vetëm të gjysmës së veprimeve të planifikuara edhe pse qeveria e atëhershme kishte proklamuar përkushtim dhe ishte bashkëpjesëmarrëse në draftimin e këtyre masave”, theksoi ajo.
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, e pranoi se agjenda evropiane ka pasur ngecje si pasojë e zhvillimeve politike në vend.
 
“Për shkak të zhvillimeve politike të cilat kanë ndodhur, ndërrimet e shpeshta të qeverive, nuk është që jemi të kënaqur edhe ne si qeveri e re për nivelin e zbatimit të atyre planifikemeve të cilat kanë qenë, por jemi të bindur që tashmë ka një energji tjetër, ka një dinamikë tjetër dhe ka një zotim të qeverisë që vërtetë këto hapa të ecin me një dinamikë tjetër.

Ne jemi zotuar që të çojmë përpara zbatimin e marrëveshjes së MSA-së. Kemi rënë dakord edhe për fazën e dytë të Agjendës së Reformave Evropiane - ERA II”, tha ai.
 
Tutje, Selmanaj deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave nuk është më në dorën e Kosovës.
 
“Dua të them shqetësimin e qeverisë së Kosovës për mungesën e një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës - që është liberalizimi i vizave. Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka kryer detyrat e saj, mirëpo ato detyra që na janë listuar nga ana e BE-së. Tash kemi disa rekomandime ose vlerësime, qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit, që ky vendim të merret sa më parë nga ana e shteteve anëtare të BE-së”.
 
Tomáš Szunyog - Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë permendi prioritetet e ERA 2 e cila, siç tha ai, fokusohet në shtetin e së drejtës, investimet, zhvillimin e qëndrueshëm, arsimin, punësimin dhe shëndetësinë. Po ashtu, theksoi rolin e shoqërisë civile dhe vullnetin politik për t’i shtyer para këto çështje.
 
“BE konsideron se Agjenda e Reformave Evropiane është mjeti kryesor  orientues për zbatim nga ana e institucioneve të Kosovës në reformat e lidhura me BE-në, duke ndihmuar në shtyerjen para dhe përqëndrimin në përparësitë kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së.

Jo vetëm BE-ja por edhe organizatat e shoqërisë civile janë konsultuar për procesin dhe përgatitjet për planin e ERA II. Në presim që lansimi i ERA II dhe plani i saj të përmbushet në janar të vitit 2021”, tha Szunyog.
 
Edhe Fatmir Curri, Drejtor i Programit për Grantdhënie në KCSF vuri në dukje rolin e madh që ka shoqëria civile sa i përket agjendës se reformave evropiane.
 
“Ne kemi rol shumë të madh për të komunikuar si duhet, sepse reformat që janë të parapara me zbatimin e MSA-së dhe ato të listara në ERA 1 dhe 2 ndikojnë në jetën e qytetarëve. Ne si shoqëri civile jemi tradhtuar në agjendë; nuk ka pasur gjithmonë transparencë, është përzier procesi duke ia shtuar elementet me dialogun me Serbinë”.
 
Ky aktivitet u mbështet nga Konrad Adenauer Stiftun (KAS).

Raportin e plotë në Gjuhën Angleze e gjeni në vegëzen e mëposhtme. I njëjti do te jetë gati së shpejti edhe në Gjuhën Shqipe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)