18 Prill 2024

Diskutohen premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet

Prishtinë, 11 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”.

Kjo Tryezë Diskutimi do të mbahet sot ka për qëllim të vë në diskutim premisat mbi të cilat dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet, si dhe të identifikoj parimet që duhet përcjellur stategjinë e Kosovës në këtë proces.

Për më tepër, në këtë diskutim panelistet do fokusohen në  analizimin e ideve të shkëmbimit të territoreve, të mundësisë së zhvillimit të dialogut pa përfaqësimin e shumicës së partive politike shqiptare, të mandatit kushtetues të Presidentit për të udhëhequr dialogun, i vetëm, dhe për pasojat e përhershme që ky proces do ketë për Kosovën.

Ndër të tjera, panelistët do vënë në spikam mungesën e kordinimit të institucioneve të Kosovës me aktorët relevant politik në ShBA, Gjermani dhe në Francë, si një prej parakushteve që garantojnë marrëveshje të favorshme për Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)