25 Prill 2024

Dialogu politik me Serbinë po legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë

Prishtin, 15 korrik - Lëvizja Vetëvendosje! ka vlerësuar se dialogu politik me Serbinë pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës përditë e më shumë po betonizon ndarjen dhe legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë.

"Vazhdimi i ndërtimi të murit tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme."

"Dialogu Thaçi-Vuçiq që po zhvillohet këtyre ditëve në Bruksel, përveç se po bazon ecurinë e tij në frymën e jostrategjisë dhe koncesioneve të dëmshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe vetëm për nevoja të Hashim Thaçit, paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh, që bazohen në favorimizim e interesave shtetror serbe dhe krijimin e kushteve që këto intereaave të jetësohen me përpikëri në territorin e Kosovës", ka potencuar Vetëvendosje.

Qeveritë e Kosovës zellin dhe gatishmërinë më të madhe përgjatë viteve sipas Vetëvendosjes e dëshmuan pikërisht kur vinin në rend marrëveshjet e dëmshme me Serbinë, siç është krijimi i Zajednicës e ndarja me murin tek Ura e Ibrit, si mënyrë për të ruajtur karrigën e pushtetit të tyre, në një Republikë që po humbë karakterin unitar.

Lëvizja Vetëvendosje! e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverië së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)