20 Prill 2024

Dialogu duhet të jetë transparent dhe larg marrëveshjeve sekrete për shkëmbim territoresh

Prishtinë, 17 qershor - Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, deputeten dhe anëtaren e kryesisë Fitore Pacolli Dalipi dhe anëtarin e kryesisë Glauk Konjufca, takoi Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, shefen e zyrës së BE-së znj. Natalia Apostolova, znj. Anna Maria Boura, kryesuese e COWEB, znj. Katharina Kandt, këshilltare e z. Lajçak dhe Umerr Al – Khatib, këshilltar politik në zyrën e BE-së.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë Lajçak gjatë takimit theksoi interesimin e Brukselit për dialog me parime e marrëveshje për normalizim midis dy vendeve.

Por, Lajçak u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme pa përfshirjen e Kryetarit Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje!, kjo duke marrë parasysh përkrahjen gjithnjë në rritje dhe ndikimin e madh brenda vendit.

Ai njoftoi që Brukseli po punon për rifillimin e dialogut i cili pritet të nis në muajin që vjen.

Ndërsa, Kurti nënvizoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm.

"Dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë transparente, larg nga marrëveshjet sekrete për shkëmbim territorial dhe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", theksoi Kurti.

Dialogu sipas tij duhet të udhëhiqet nga përfaqësues legal dhe legjitim e jo nga këta që kanë kontrabanduar pushtetin duke rrëzuar qeverinë e mirë dhe demokratike të zgjedhur nga populli.

"Prandaj, zgjedhjet janë të domosdoshme dhe të pashmagmshme për një qeveri legjitime e kredibile të dialogoj dhe të arrij një marrëveshje të qëndrueshme e afatgjate", ka theksuar Kurti.

Në fund, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin e rregullt dhe të sinqertë në mënyrë që të informojnë njëri tjetrin për zhvillimet e mundshme në skenën politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)