28 Mars 2024

Dështon diplomacia e Kosovës, një vit, një njohje

Prishtinë, 9 tetor - Duke u bërë vendi i fundit (i 114-i) që njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, Bangladeshi po vazhdon të mbetet shteti i vetëm që i ka sjellë njohje Republikës së Kosovës përgjatë vitit 2017.

Ndonëse edhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së re, Behgjet Pacolli, sikurse paraardhësi i tij Enver Hoxhaj, po vazhdon të zotohet se do t’i sjellë njohje të reja Kosovës, opozita konsideron se kjo ngecje po vjen si rezultat i keqqeverisjes përgjatë viteve, shkruan “Zëri”.

Përderisa përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” thonë se Ministria e Punëve të Jashtme e mandatit të kaluar kishte çaluar në aspektin e njohjeve, ata të LDK-së konsiderojnë se ky dikaster në qeverisjen e re është duke u treguar edhe më i dobët se ai i kaluari.

Nga ana tjetër, edhe njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se procesi i njohjeve nuk është duke sjellë aspak rezultate.

Lidhur me këtë çështje, sipas tyre, kanë ndikuar faktorë të shumtë, duke u nisur nga politika e bërë në mënyrë jo të duhur nga ana e Kosovës, hyrja në bisedime me Serbinë e deri te propaganda e kësaj të fundit në dëm të Kosovës.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)