25 Prill 2024

Dështimet e njëpasnjëshme të Kuvendit po mbajnë Kosovën e izoluar

Prishtinë, 21 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, Kadri Veseli nuk po arrin të votoj po thuaj se asnjë marrëveshje të rëndësishme për Kosovën.

Dje Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme, në tentativën e katërt për të ratifikuar Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, por serish dështoj.

Rreth nëntë orë debate e polemika në Kuvendin e Kosovës nuk janë përmbyllë me procedurën e votimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca është shtyrë të vazhdohet sot, kur me gjasë do të iniciohet edhe procedura e votimit, ndonëse sipas koalicionit qeverisës, votimi do të ndodhë vetëm nëse paraprakisht sigurohen votat për ratifikim.

Edhe intereplancat e kryeministrit Haradinaj janë thirrur disa herë në Kuvend, por të cilat shpesh kanë dështuar dhe janë shtyer për tu mbajtur në seancat tjera.

Institutit Demokratik të Kosovës ka deklaruar se legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në gjashtë muajt e parë të punës së vet nuk është treguar shumë efikase.

Kjo periudhë është karakterizuar me shumë pak ligje të miratuara, seanca plenare të stër ngarkuara me pika të rendit të ditës e vazhdime të shpeshta, mungesë kuorumi, mos-pjesëmarrje në votim e shpeshherë edhe me gjuhë e veprime jo parlamentare.

Mungesa e deputetëve në seanca plenare por edhe në mbledhje të komisioneve parlamentare është një nga problemet më të mëdha të evidentuara në punën e legjislaturës së gjashtë.

 Po ashtu sipas KDI-se në shumë raste ka dështuar votimi për projektligje apo çështje tjera të parapara në rendin e ditës në punimet e Kuvendit, për shkak të mungesës së Kuorumit.

Por edhe legjislatura e kaluar kur në krye te Kuvendit ishte lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ishte përballur me probleme po thuasje edhe me të mëdha.

Në Legjislaturen e kaluar madje kishte probleme si gazi lotësjelles, arrestimi dhe dhuna ndaj deputetëve opozitarë që kundërshtonin Asociacionin dhe Demarkacionin.

Keto skena te ndodhura në Parlament dhe dështimi i votimit te Demarkacionit kanë dëmtuar imazhin e Kosovës përballë botës së jashtme dhe si të tilla po ndikojnë negativisht në proceset integruese të vendit dhe në izolimin e vendit.

Nëse Kuvendi i Kosovës dështon edhe sot te ratifikoj Marrëveshjen, do të krijohen pasoja të mëdha politike për Kosovën, qoftë për kah dështimi i marrëveshjes me Malin e Zi apo edhe me humbjen e rastit për liberalizimin e vizave, ngase ratifikimi mbetet kusht i Bashkimit Evropian për hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës për lëvizjen e lirë, pa viza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)