19 Prill 2024

Deri në ora 11:00 votuan 6.90 për qind e qytetarëve

Prishtinë, 19 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 6.90 për qind e qytetarëve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha në konferencën e dytë për media, se procesi zgjedhor në 19 komuna po zhvillohet normalisht.

“Në bazë të dhënave  të dërguara në mënyrë elektronike nga 96 për qind e vendvotimeve të 19 komuna të republikës së Kosovës e po ashtu dhe të komunës së Parteshit,  nga 1 milion 353 mijë e 307 votues sa janë gjithsej në 20 komuna të republikës së Kosovës, deri në orën 11 kanë votuar 89 mijë e 472 votues apo  6.90 për qind e votuesve.

Në raundin e parë me 22 tetor në këto 19 komuna deri në të njëjtën kohë patën  votuar 118 mijë e 949 votues,  apo  8.78 për qind. Duke u mbështetur në informacionet e deritashme nga qendrat e votimit procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)