29 Mars 2024

Deputeti i IRDK-së Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosje

Prishtinë, 18 nëntor - Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, znj. Arbërie Nagavci dhe Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga Kryetari Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, Xhevdet Neziraj dhe Fazli Stollaj.

Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë Vetëvendosje!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend.

Po ashtu u bisedua për gjendjen në të  cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, në legjislaturën e shtatë.

Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)