24 Prill 2024

Deputetët kanë paga dhe mëditje të mëdha dhe prapë janë të papërgjegjshëm

Prishtinë, 2 mars - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si monitorues i Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë përgjegjësi që të jenë prezent në seancat plenare, sot me shumë vështirësi po zhvillohen punimet e seancës së Kuvendit në mungesë të deputetëve.

AVONET, kërkon nga deputetët si përfaqësues të popullit që të tregojnë përgjegjësi ndaj votës që kanë marrë dhe të përfaqësojnë zërin dhe të kontribuojnë në përmisimin e jetës.

Poashtu kabineti i qeverisë Haredinaj nuk janë prezentë në mbledhjen e Kuvendit me përjashtim të katër ministrave.

AVONET, kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, që të merr masa ndaj kësaj dukurie, që tashmë është bërë shprehi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)