11 Korrik 2020

Deputetët e papërgjegjëshem, mungojn në seancat plenare

Prishtinë, 9 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar raportin mujor nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës ku janë paraqitur të gjeturat për muajin maj. Ndër çështjet kryesore që trajtohen në raport janë Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve, mosgatishmëria e Qeverisë për t’i implementuar e obligimeve të Kuvendit, papërgjegjësia e deputetëve për të marr pjesë në seancat plenare dhe në komisione, etj.

Sa i përket Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve, KDI kundërshton fuqishëm nenin 22 që i njeh të drejtën e deputetëve për pensionim suplementar qysh në moshën 50 vjeçare. Në konferencën për media, Driton Selmanaj nga KDI ka vlerësuar se ky nen nuk është në harmoni me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, madje është fyes për kategoritë tjera të të punësuarve në vend dhe kërkon mbështetje, në mënyrë që ky ligj të pengohet së hyri në fuqi.

“Kërkojmë nga Presidenti i vendit të mos e dekretoj këtë ligj, si dhe kërkojmë nga organizatat tjera joqeveritare që të na mbështesin në këtë kërkesë”, ka thënë Selmanaj, ndërkohë ka shtuar se nëse sot do të shpërbëhej Kuvendi, atëherë 50 % e deputetëve do të dalin në pension. Ai ka propozuar që mosha e daljes në pension të jetë më e lartë, pasi sipas tij, përveç Belgjikës që parasheh moshën 55 vjeçare, shtetet tjera e kanë edhe më të lartë.

Një çështje tjetër që diskutohet në raport është ka qenë  edhe mosgatishmëria  e Qeverisë për të ndërmarr veprime dhe masa konkrete që dalin nga Kuvendi, siç është rasti me debatin që e pati kërkuar LDD lidhur me cenimin e integritetit dhe sovranitetit shtetërorë me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, ku Kuvendi nxori një qëndrim, që Qeveria t’i ndaloj ato zgjedhje, si dhe raste të tjera të Kuvendit, ku Qeveria nuk i ka marr parasysh.    

Papërgjegjësia e deputetëve për të marr pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare, ka qenë një e gjetur tjetër në Kuvend, që është ngritur nga KDI. Sipas Selmanajt, gjatë muajit maj kanë dështuar disa komisione për shkak të mungesës së kuorumit, po ashtu edhe mungesat e tyre në seanca plenare, me ç’rast po ndikon në zvarritjen e nxjerrjes së dokumenteve të rëndësishme për vendin.

Në raport është evidentuar edhe mungesa e harmonizimit të qëndrimeve ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit, por edhe e komisioneve parlamentare, ka ndikuar që Kuvendi të mos e miraton kredinë e IDA-s për Qeverinë e vendit. 

Gjatë prezantimit të raportit, Selmanaj ka përmendur edhe vërejtje të tjera. Ai ka potencuar rastin me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili gjatë prezantimit të Projektligjit për Mbrojtjen e Natyrës, ai prezantoi një version tjetër nga ai që iu kishte dhënë deputetëve. 

Në konferencë janë paraqitur edhe të gjetura tjera, të cilat janë paraqitur në raport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)