19 Prill 2024

Demokracia Plus lanson platformën online “QeverisjaTani”

Prishtinë, 31 janar - Demokracia Plus do të lansoi platformën online “QeverisjaTani” e cila ndjek progresin e përmbushjes së top 100 premtimeve elektorale të partive në koalicionin qeverisës.

Përgjatë dhjetë sektorëve, platforma interaktive vlerëson se në çfarë niveli këto premtime janë paraparë në Programin Qeverisës 2017-2021, sa nga ato premtime janë përfshirë në Buxhetin 2018, si dhe niveli i realizimit të tyre përmes Vendimeve qeveritare deri më tani.

Lansimi do të bëhet në një tryezë e cila do të përcillet me një panel diskutes, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të institucioneve qeveritare, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)