28 Mars 2024

Demokracia në Veprim gati për vëzhgimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 5 tetor - Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)” me 2700 vëzhguesit e saj për Ditën e Zgjedhjeve janë bërë gati për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër, më 6 tetor.

DnV përmes vëzhguesve të saj do të jetë e pranishme në të gjitha 2,547 vendvotimet në vend, ndërsa për t’i asistuar ata janë angazhuar rreth 100 ekipe mobile.

Të dhënat nga terreni do të përpunohen nga Qendra e Thirrjeve, e vendosur në Prishtinë, në të cilën janë angazhuar rreth 170 vullnetarë, dhe do të raportohen për publikun e gjerë në mënyrë periodike, me zhvillimet ditore rreth procesit të votimit dhe të numërimit.

Pas një fushate zgjedhore konkurruese dhe dinjitoze, DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik, pa presion dhe pa frikë.

E drejta për të zgjedhur, si një nga të drejtat fundamentale të njeriut, është thelbi i demokracisë gjithëpërfshirëse përmes së cilës qytetarët e formësojnë të ardhmen e tyre.

DnV vlerëson se 6 tetori është mundësia reale që JU qytetarë, të bëheni pjesë e vendimmarrjes, të zgjidhni ato dhe ata për të cilët vlerësoni se ju përfaqësojnë në mënyrën më të mirë. Të zgjidhni ata përfaqësues që do të ndikojnë në kualitetin e jetës suaj.

Prandaj është e rëndësisë së veçantë që nesër bindja juaj programore e ideologjike dhe vizioni juaj të bëhet realitet.

Secila votë ka vlerën e saj, prandaj duhet të kujdeseni që të votoni saktë, në mënyrë që vota juaj të numërohet.

Nesër mos rri në shtëpi, mos prito Dil dhe Voto!

DnV, inkurajon të gjithë qytetarët, partitë politike dhe të gjithë akterët që edhe nesër më 6 tetor, të shfaqin kulturë zgjedhore ashtu siç demonstruan gjatë fushatës zgjedhore.

DnV u bën thirrje subjekteve politike dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe të jenë në nivel të lartë të përgjegjësisë për të garantuar një proces demokratik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Retorikat provokuese dhe çdo rrethanë që nxit dhunë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

Institucioneve të sigurisë u bëjmë thirrje të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë zgjedhore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)