23 Prill 2024

Demokraci Plus: Premtimet Zgjedhore Një Vit Pas

Prishtinë, 12 shtator - Që nga fushata zgjedhore për zgjedhje të përgjithshme të vitit 2017, Demokraci Plus (D+) ka përcjell premtimet zgjedhore të partive garuese ku edhe kishte sfiduar partitë në programet e tyre zgjedhore. Pas procesit zgjedhor dhe krijimit të Qeverisë, D+ ka përcjellë së pari nivelin e shnëdrrimit të premtimeve zgjedhore më konkrete dhe të matshme në Programin Qeverisës 2017-2021. Pastaj është përcjellur se sa nga këto 100 premtime zgjedhore janë përfshirë në Buxhetin 2018 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa, në vazhdimësi është përcjellur realizimi i këtyre premtimeve përmes vendimeve dhe veprimeve të dikastereve të Qeverisë. Plotë 100 premtimet në 10 fusha të ndryshme, D+ i ka radhitur dhe i ka vlerësuar në një platformë online të qashshme për publikun dhe zyrtarët e zgjedhur.

Nga 100 premtimet zgjedhore, të matshme të nxjerra nga programet zgjedhore të PAN, AAK[1] dhe AKR, 26 ishin përfshirë plotësisht në Programin Qeverisës 2017-2021, 23 ishin të përfshira pjesërisht ndërsa 51 premtime zgjedhore nuk janë përfshirë fare. Në Buxhetin 2018, për 4 premtime ishte paraparë buxhet për realizim, 24 ishin paraparë pjesërisht, ndërsa 71 premtime nuk përmenden në buxhet (1 premtime nuk kanë kosto buxhetore). Sa i përket realizimit të këtyre 100 premtimeve në një vjeçarin e parë të kësaj qeverie, D+ ka vërejt se 2 janë përmbushur plotësisht, për 41 tjera ka pak progres ndërsa për 57 nga këto premtim nuk është vërejtur ndonjë progres. 

100 premtimet e matshme zgjedhore janë të 10 sektorëve të ndryshme si: Ekonomia, Energjia, Administrata, Arsimi, Shëndetësia, Bujqësia, Mirëqenia Sociale, Politika Tatimore, Miniera dhe Infrastukturë. Në fushën e Ekonomisë, D+ ka përcjell 19 premtime zgjedhore dhe vetëm premtimi i Themelimit të Fondit për biznese të reja Start-up është realizuar plotësisht (mbetet të shihet si do të zbatohet por themelimi i premtuar është bërë). Ndërsa progres i vogël është vërejt në 12 premtime duke përfshirë: 60 mijë vende pune, grante për ndërmarrëse gra, mbrojtja e prodhimeve vendore, hapësirë falas për bizense, Zona Ekonomike të Veçanta, program i zhvillimit të turizmit në 15 lokacione. Rritja ekonomike prej 8%, doli të jetë 4,8% në vitin 2017 dhe të dhënat tregojnë në atë drejtim për këtë vit. Ndërsa nuk është vërejtur ndonjë progres në 6 premtime zgjedhore në Ekonomi duke përfshirë këtu: Skema e Financimit të Eksportit, Themelimi i Gjykatës Tregtare, Rehabilimit i Trepçës me prioritet të lartë, Agjencia Kosovare e Participimeve, Tri Vite Subvencionim të Pjesëshëm të kostos së energjisë dhe ujit për biznese.

Tek sektori i Energjisë, nga 13 premtimet sa ka përcjell D+, asnjëra nuk është përmbushur plotësisht (ndoshta përfaktin se janë edhe premtime më afatgjate, në 5 vërehet pak progres, në 8 prej tyre nuk vërehet ndonjë progres. Tek “ndërtimi i termocentralit Kosova e Re” është kontraktuar dhe ka patur një progres, tek “izolimi i gjitha shtëpive”, izolimet kanë filluar vetëm në ndërtesa publike, ndërsa “ngritja e 130MW energji nga hidrocentralet” vërehet se janë dhënë vetëm dy leje për hidrocentrale për gjithsej 8MW, tek “investimet për 400 MW investime të ripërtritshme” janë kontraktuar vetëm 9 turbina me erë që do të prodhojnë 32,4MW. Ndërsa premtimet ku nuk është vërejtur ndonjë progres janë: rehabilitimi i Kosovës B, kyçja në TAP, sanksionimi me ligj i ndërtimeve pa izolime, termoentrali i ri me gaz prej 630MW (premtim nga programi i AKR-së).

Tek Administrata, vetëm tek një premtim është vërejtur një përpjekje për progres ndërsa në nëntë të tjerë nuk është vërejtur ndonjë progres. Tek ‘reformimi i administratës publike’ ka patur një lëvizje për avancim të ligjeve të administratës publike edhe sipas kërkesës së BE-së, por kjo pako e ligjeve deri më tani ka arritur të miratohet vetëm në Qeveri. Ndërsa nuk është vërejtur ndonjë progres në premtimet: shkrutim i administratës për 25%, reduktim të shpenzimeve në administratë, 50% gra në qeveri, themelimi i Iniciativës për Transparencë, aplikimi i e-qeverisjes në të gjitha nivelet.

Tek sektori i Shëndetësisë, gati në gjitha ka patur një progres përveç ndërtimit të Spitalit Regjional të Prishtinës. Por asnjëri premtim nuk ka qenë i përmbushur plotësisht. Tek sektori i Arsimit, në katër premtime ka patur progres të pjesëshëm ndërsa në shtatë premtime nuk është vërejtur ndonjë progres si tek: “Programi i sistemit dual punë praktike – dhe teori në universitete”, “dyfishim i kabineteve profesionale” dhe “depolitizim i sistemit të arsimit”.

Tek Mirëqenia Sociale, nuk është vërejtur progres tek “rritja e pensioneve për 25%”, “ulja e tatimeve për çifte të reja”, “kushte më të mira pune për punëtorët”, “zhdukja e pabarazisë sociale”, dhe “ri-rregullimi i pushimit të lehonisë”. Ndërsa, mbetet progres shumë i ulët tek premtimi i “Pakos Sociale – Punësimi i anëtarëve të 25 mijë familjeve përmes kontratës 3 vjeçare shtet-ndërmarrje” por edhe kjo ka qenë më shumë përmes ndërmjetësimit për punësim të Ministrisë përkatëse.

Tek sektori i Minierave, asnjëri nga 8 premtimet nuk ka patur progres. Tek Politikat Tatimore, nga shtatë premtimet, në gjashtë nuk ka patur ndonjë progres ndërsa është vërejtur një progres tek premtimi “lirime tatimore (TVSh dhe doganë) për prodhime dhe bujqësi” përmes vendimit për lirimin nga TVSh të paisjeve të IT dhe lëndës së parë. Tek Bujqësia, është përmbushur plotësisht premtimi i heqjes së tatimit për tokat bujqësore që punohen. Ndërsa tek premtimi për “dyfishim të buxhetit për subencione”, vetëm 9% janë rritur këto subvencione. Në premtimet tjera nuk është vërejtur ndonjë progres.

Tek premtimet e Infrastrukturës, ka patur një lëvizje të vogël tek premtimi “Rrethi i Kosovës me katër korsi” pasi është paralajmëruar autostratda Istog-Pejë-Gjakovë. Ndërsa tek premtimi “Rehabilitimi i transportit hekurudhor” është nënshkruar me BERZH faza e parë e rehabilitimit të linjës hekurudhore Mitrovicë – Han Elezit. Ndërsa nuk është vërejtur ndonjë progres tek premtimet për “Rehabilitimi i Kanalit Kryesor të Hidro Sistemit Ibër-Lepenc”, “Renovimi i infrastrukturës së Brezovicës”, “100 milionë € për furnizim me ujë të pijshëm”.

U bëjmë thirrje partive në pushtet që të intensifikojnë punën në realizimin e premtimeve zgjedhore të bëra para qytetarëve në fushatë zgjedhore, sidomos në fushën e Administratës, Zhvillimit Ekonomik, Arsimit, Bujqësisë, Politikave Tatimore e Mirëqenies Sociale.
Për më shumë detaje, ju ftomë të vizitoni platformën www.qeverisjatani.info.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)