28 Mars 2024

Dëmet e Hashim Thaçit nuk kanë të ndalur

Prishtinë, 9 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Partitë në pushtet, së bashku me disa deputetë nga opozita, pas pazareve me Listën serbe, në muajin maj të këtij viti kishin votuar Radomir Laban, për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
 
"Menjëherë pas kësaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ne i kemi kërkuar zyrtarisht Presidentit, të mos e dekretoj personin në fjalë, pasi që i njëjti është dënuar me 6 vite burg si pjesëtar i një grupi kriminal “Mafia doganore”. Por Presidenti nuk ka kthyer kurrë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë kërkesë", thekson Vetëvendojse.
 
Hashim Thaçi sipas Vetëvendosje ka qenë në dijeni për gjitha këto dhe përkundër kësaj ka rehabilituar në institucionin kushtetues një person me të kaluar kriminale.
 
"Rehabilitimi i një personi me të kaluar kriminale në institucionin më të lartë kushtetues, përveç që e degradon edhe më tej cilësinë e këtij institucioni, i katandisur si mos më keq për shkak të ndërhyrjeve dhe presioneve, ka për qëllim kryesor legjitimimin e “Zajednicës” dhe projekteve tjera të dëmshme."
 
"Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe do të shohim gjitha mundësitë për çbërjen e këtij dëmi", thekson Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)