20 Prill 2024

Demaçi, hedh akuza ndaj evropianëve

Prishtinë, 3 maj - Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, në një akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit në Podujevë, i ka bërë apel klasës politike kosovare që të mbrojë më denjësisht interesat politike e kombëtare të shqiptarëve, karshi politikës evropiane.

“Kur është në pyetje Kosova, bashkësia evropiane po përdor kute të dyfishta”, ka thënë ai.

Evropa ka bërë edhe një diskriminim në rastin e regjistrimit të popullsisë, duke mos përfshirë në statistika të gjithë qytetarët dhe familjarët tanë që jetojnë në botën e jashtme.

“Siç dihet, emigrantët tanë për shkaqe politike e ekonomike kanë qenë të detyruar të kërkojnë qëndrim të përkohshëm nëpër vende ndryshme të botës”, ka shtuar Demaçi.

“Evropa mund të na imponojë ndonjë projekt që do të ishte në dëm të Kosovës”, ka theksuar Demaçi, duke kritikuar klasën politike në Kosovë dhe bashkësinë evropiane ndaj qasjes së problemit të Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)