20 Prill 2024

Delawie: Ratifikimi i demarkacionit, më afër se kurrë

Prishtinë, 5 mars - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Kosovës me Malin e Zi është më afër se kurrë.

Delawie, përmes një postimi në Twitter, porositi deputetët se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje këtë javë.

“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që ta sillni atë në vijën e finishit këtë javë”, tha Delawie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)