25 Prill 2024

Delawie: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, ide e tmerrshme

Prishtinë, 22 dhjetor - Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me deklaratat që po qarkullojnë në vend për Gjykatën Speciale.

Një ide të tillë Delawie e ka cilësuar ide të tmerrshme.

“Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai.

Deklaratat e ambasadorit kanë ardhur pas njoftimeve të fundit se mund të thirret seancë për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij ligji.

Delawie ka thënë se SHBA-ja nuk dëshiron që Kosova ta shkatërrojë të ardhmen e saj.

"​Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)