29 Mars 2024

Deklarata e Ministrit Lekaj është skandaloze dhe ofenduese

Prishtinë, 29 mars - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kundërshton një praktikë të etabluar të Qeverisë, ministrat e së cilës, sikur Pal Lekaj, kohëve të fundit po marrin guximin të kontestojnë kontributin e shteteve mike, përfshirë këtu Konfederatën Zvicerane.

Deklarata e Ministrit Lekaj ku ai kërkon largimin e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë sipas GLPS-se përveç që është skandaloze, është ofenduese për çdo vend vullnetmirë që kontribuon në zhvillimin e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

GLPS konsideron se asnjë ministër i Republikës së Kosovës, apo çfarëdo zyrtari tjetër i lartë, nuk duhet të vë në dyshim sinqeritetin e një ambasadori të një shteti mik.

Deklarata e Ambasadorit Lebet veçse përsëriti një të vërtetë të pakontestueshme të cilën në vazhdimësi e ka ngritur shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

"Kjo gjuhë ministrash mbetet tipike për shtetet që vuajnë nga autoritarizmi dhe i frikësohen kontrollit demokratik dhe të vërtetës së thënë nga miqtë. Kosova nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë asnjëherë e tillë", thekson GLPS.

GLPS po ashtu kosniderosn se një skandal i tillë i një ministri të qeverisë mund të cenoj seriozisht marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me popujt dhe shtetet që kanë dhënë shumë për të ndërtuar dhe zhvilluar shtetin e Kosovës, dhe të cilët nuk janë dorëzuar përballë abuzimit të pushtetit që po ndodh në Kosovë.

"Njëkohësisht është tregues që Qeveria e Kosovës nuk ka as minimumin e kujdesit ndaj përfaqësuesve diplomatik të shteteve mike, dhe nuk është e interesuar të çmoj kontributin e tyre dhënë për kaq shumë vite ndaj shtet ndërtimit të Kosovës dhe jetësimit të kauzës për njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë."

"Prandaj, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të kërkoj ndjesë për një skandal të tillë të Ministrit Lekaj, dhe t’ua bëj të qartë zyrtarëve të lartë vendor peshën e deklaratave të tilla publike."

"Ndërsa Ministrisë së Punëve të Jashtme i kërkojmë që t’i përmbahet misionit të saj dhe të mos shndërrohet në një trupë pasive ndaj skandaleve që dëmtojnë relacionet diplomatike të Kosovës me shtetet mike", thekson GLPS.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)