20 Prill 2024

Data e saktë e zgjedhjeve dihet sot

Prishtinë, 15 tetor - Ushtruesi i Detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se sot do të dihet data përfundimtare e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale dhe në komunën e Rahovecit.

“Sot e kemi edhe një takim me partitë politike dhe është gati afati i fundit që ne duhet t’i caktojmë dy data, datën për zgjedhje në komunën e Rahovecit dhe datën për zgjedhjet e përgjithshme që duhet të mbahen në muajin shkurt. Data e saktë do të dihet sot”.

Mësohet se data e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale është 12 ose 13 shkurti i vitit 2011.

Ndërsa, i pyetur rreth kërkesës për interpretim nëse kryerja e detyrës së ushtruesit të detyrës së Presidentit dhe mbajtja e postit të sekretarit të përgjithshëm të PDK-së paraqet shkelje ligjore, U.D i Presidentit, Jakup Krasniqi u përgjigj:

“Unë kërkesën e kam bërë dhe pres përgjigje, edhe pse Kushtetuta thotë qartë se pasi të zgjidhet Presidenti ka obligim të japë dorëheqje nga pozitat e tjera. Unë nuk jam President i zgjedhur, megjithatë unë do ta respektoj mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)