19 Prill 2024

Daka: PZAP-it të konstatojë nëse ka pasur parregullsi në zgjedhje

Prishtinë, 15 dhjetor - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të gjitha materialet zgjedhore për tri qendrat e votimit në Deçan dhe të gjitha vendvotimeve në Drenas dhe Skenderaj.

Kjo kërkesë është bërë pas dyshimeve për keqpërdorim gjatë procesit të votimit që janë ngritur nga disa subjekte politike në Kosovë.

Pas një takimi të rregullt të anëtarëve të KQZ-së, kryetarja Vladete Daka, tha se institucioni që ajo udhëheq do t\'i ofrojë këto materiale të kërkuara për t\'u parë vërtetësia e pohimeve për keqpërdorime në gjithsejtë 23 qendra të votimeve.

Pas shqyrtimit dhe analizës, KQZ miratoi format dhe dizajnin e fletëvotimeve për Zgjedhjet e Raundit të II-të për Kryetar Komune të Rahovec-it. Pas shqyrtimeve, KQZ miratoi edhe anëtarët e KVV-ve për Zgjedhjet e Raundit të II-të për Kryetar Komune të Rahovec-it.

Kryeshefi i SKQZ-së, z. Xhemail Peqani, njoftoi anëtarët e KQZ-së me kërkesën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-it), për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke përfshirë kopjen e Listës Përfundimtare të Votimit, kopjet e Librit të Votimit dhe kopjet e Formularit të Përputhjes së Rezultateve nga këto qendra të votimit: QV 0101x, QV 0101c, QV 0108c, QV 0301e, QV 0309e, QV 0310e, QV 0314e, QV 0316e, QV 2101b, QV 2101x, QV 2102b, QV 2105b, QV 2106b, QV 2110b, QV 2112b, QV 2115b, QV 2116b, QV 2117b, QV 2127b, QV 2129b, QV 2130b.

Këto Qendra të Votimit janë nga komuna e Deçanit, Skenderaj-it dhe Drenas-it. Kryeshefi, z. Peqani, njoftoi se i gjithë materiali i kërkuar nga PZAP-i sot do t’i dërgohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)