28 Mars 2024

Daci vlerësoi lartë kontributin e mërgatës për Kosovën

Prishtinë, 21 korrik - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka vlerësuar lartë kontributin që mërgata kosovare ka dhënë në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Në takimin me përfaqësuesit e mërgatës, akademik Daci ka theksuar se qeverisja PDK-LDK ka humbur kujtesën për gjakun dhe parat që mërgata I dha për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Ka ndodhur humbje e autoritetit të shtetit si pasojë e qeverisjes antishtetërore dhe si e tillë antikombëtare e koalicionit PDK-LDK e cila ka më pakë se 30% të përkrahjes në Kosovë. Qeverisje si koalicion është e zënë në krim ekonomik dhe korrupsion”, ka thënë kryetari Daci.

Lideri i LDD-së ka thënë se nesër, më 22 Korrik Kosova pret mendimin këshillëdhënës të GJND-s për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.

“ LDD mendon që ky mendim do të jetë në një mënyrë përkrahës I lehtë dhe verifikues I rrugës së gjate vendore dhe ndërkombëtare, i betejave diplomatike, sakrificave të mëdha gjatë okupimit të viteve 90-ta dhe luftës çlirimtare bashkë me përkrahjen e NATO-së”.

Me këtë rast LDD u ka ndarë mirënjohje përfaqësuesve të degëve te LDD ne mërgate qe ishin prezent. Mirënjohjet i kanë marrë  Qemajl Kryeziu, kryetar i degës se LDD ne Gjermani, Bahtir Kastrati,kryetar I degës se LDD ne Beneluks, Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar I degës se LDD ne Suedi dhe Besim Lokaj –anëtar I Kryesisë se degës se LDD ne Zvicër.

Pas takimit përfaqësuesit e mërgatës së bashku me kryetarin Daci kanë bere homazhe tek varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)