18 Prill 2024

Daci: Koalicioni qeverisës e ka sjell vendin në pikën më të zezë

Prishtinë, 5 - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka vlerësuar se Koalicioni qeverisës e ka sjell vendin në pikën më të zezë, se Kosova gjithnjë e më shumë po tkurret dhe zhvatet.

“Kosova po zvogëlohet, po tkurret për çdo ditë. Për këtë nuk qan kokën asnjë nga institucionet e Kosovës. Ky koalicion i qeverisjes e ka sjell Kosovën në pikën e saj më të zezë, shumë më të zezë se sa në kohën ë protektoratit. Bile bile na e ka humb krenarinë që e kemi pas edhe në kohën e okupimit klasik të Kosovës”, tha kryetari Daci në mbledhjen e Kryesisë së degës së LDD-së në Gjilan.

Kryetari Daci the se LDD është në një reformë të thellë, dhe se fjalën reforme po e përmend në Gjilan për shumë arsye. Ai ka vlerësuar së Konventa e LDD-së ka rritur rezultat të plotë.

“Reforma është një proces i cili nuk ndërpritet kurrë dhe në LDD ka kuptimin se 1/3 e Kryesisë së re janë njerëz që janë për herë të Parë në Kryesinë Qendrore dhe Kryesitë e Degëve. Kjo me qëllim për tu përshtatur synimeve që e presin LDD-në dhe që të jep një kontribut shumë proaktiv në rrjedhat politike në Kosovë”, tha akademik Daci.

Ai informoi se gjatë këtij muaji do të përfundon procesin e saj zgjedhor në plotëni. Me 12 qershor është konventa e Forumit Rinor të LDD-së dhe me 19. qershor është konventa e Forumit të Gruas së LDD-së. Me këto LDD kompletohet në tërësi për ti pri një procesi të rëndësishëm politik.

Akademik Daci vlerësoi se kufijtë e Kosovës  janë të  hapur dhe të pa kontrolluar. Dogana është e cenuar dhe po vazhdon me ndarjen e Kosovës për nga brenda.

“Zgjedhjet e fundit të Serbisë në Kosovë, pasi që Serbia nuk ka mbajtur zgjedhje vetëm në veriun e Kosovës, zgjedhjet janë mbajtura disa kilometra larg Gjilanit. Kjo qeverisje PDK – LDK do të në bënë qiraxhi në vendin tonë . Me shitjen e pasurive dhe begative natyrore , të cilat për shekuj janë ruajtur në mënyrë tërësisht të shfrenuar”.

Ai tha se po fitohet përshtypja se kjo qeverisje mendon me ikë në ndonjë azil, pasi qe ne botë nuk ka vend, ndoshta në stratosferë ose në mars.

“Sikur me i pas minutat e numëruar vrapojnë që sa më shpejtë çdo gjë që ka ta tjetërsoj dhe fare nuk iu mirëqenia e qytetarëve të Kosovës”. 

Daci tha se të gjitha analizat e profesionistëve të ekonomisë, institucioneve relevante ndërkombëtarë tregojnë që në Kosovë rritet papunësia, shtohet varfëria dhe për këtë askush nuk e qanë kryet. Paria e Kosovës nuk ka kohë që të merret me problemet e vendit. Merren me problemet e veta.

” Kjo qeverisje emërues të përbashkët e ka krimin e organizuar ekonomik dhe zhvatjen e çdo mundësie të pasurive kombëtare. Ngutja e dhënies më qira të Aeroportit të Prishtinës e tregon fytyrën e vërtet .

Tash nguten që sa më shpejtë që PTK e Kosovës ta tjetërsojnë, ta zhvate kjo qeverisje. Dhe në këtë periudhë PTK buxhetit të Kosovës i ka dhënë 280 milion euro”.

“ LDD nuk është kundër privatizimit por në tërë fuqinë është kundër privatizimit të tillë, siç ka ngjarë dhe po ngjet. Ekspertët nga radhët e LDD-së dhe instituteve kosovare vlerësojnë se nuk është koha për privatizim e pasurisë kombëtare të Kosovës. Është koha kur partitë politikë që nuk janë në qeverisje, mediat, shoqëria civile duhet të ngritin zërin e alarmit”, vlerësoi akademik Daci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)