28 Mars 2024

Daci: Gjatë shtatorit LDD-në e presin shumë obligime

Prishtinë, 3 shtator - Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanisë, akademik Nexhat Daci tha se gjatë shtatorit partinë e presin shume obligime dhe se edhe gjate kohes se pushimeve nuk ka munguar aktiviteti konkret.
 
Ne takimin me kryetarët e degëve të LDD-së , akademik Daci ka shprehur kënaqësinë me paraqitjen publike të nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të LDD në të cilat janë shprehur qëndrimet politike te partisë.
 
“ LDD ka një aktivitet me te mire dhe më serioz se sa partitë e tjera .Kryesia ka vendosur qe te jemi te gjithë aktiv .Qëllimi kryesor është qe opinion te sheh se ne LDD  nuk është një njeri  I vetëm por ka një ekip shume te fuqishme”, tha me kete rast kryetari Daci..
 
Ai tha se begatia e LDD-së është që ka një ekip të shkëlqyeshëm i cili paraqitet para opinionit dhe përcjell qëndrimet e partisë, derisa në partitë tjera ketë e bëjnë një apo dy veta.
 
“ Vetëm LDD është pa problem te brendshme pas konventës se mbajtur. Është arritur një unitet veprues dhe I shtojmë gjasat te jemi një parti qe I ka mundësitë e ngritjes ne zgjedhjet ardhshme. LDD nuk I duhen ato dege ku ka tendenca për anarki demokratike. Koha e anarkisë për LDD ka përfunduar”.
 
Lideri i LDD tha se gjatë shtatorit partinë e presin shume pune, obligime dhe angazhime dhe gjatë këtij muaji do të shpaloset platforma për qytetarin dhe shtetin e Kosovës.
 
“ Kërkojmë qe te jemi unik ne këtë proces. Vazhdimisht  po themi se pavarësisht se kur mbahen zgjedhjet ne duhet të jemi të përgatitur”, tha akademik Daci.
 
Xhemajl Hyseni, nënkryetar i LDD-0së tha se vera qe e lamë pas nuk solli ndonjë risi ne Kosovë por vetëm rritjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar.
 
“LDD edhe gjate verës ka mbajt një qëndrim konzistent duke mos u pajtuar me te gjitha këto  qe po ndodhin ne Kosovë .Kemi organizuar takime me mërgatën dhe takime me dege nuk kane munguar”, tha Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)