25 Prill 2024

D4D prezanton veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020

Prishtinë, 8 dhjetor - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) mban konferencë në të cilën do të bëhet prezantimi i punimit “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”.  

Për shkak të situatës së pandemisë, të pranishëm fizikisht do të jenë vetëm panelistët ndërkaq konferenca do të transmetohet direkt në rrjete sociale të D4D-së.

Në këtë punim janë mbledhur dhe analizuar të dhëna për të paraqitur se si Kuvendi i Kosovës ka përmbushur rolin e tij në mbikëqyrjen parlamentare dhe shqyrtimin e legjislacionit.

Në raport fokus janë perriudha nga janari i vitit 2019 deri në gusht i vitit 2020, që përfshinë dy sesionet e punës së dy legjislaturave të ndryshme.

Ndërmjet kësaj periudhe është bërë edhe ndryshimi i legjislaturës nga e gjashta në të shtatën, ku për mbi tre muaj Kuvendi ka pushuar aktivitetet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Ky raport mund t’u shërbejë qytetarëve që të kuptojnë se si punon Kuvendi, deputetëve që të kenë një vlerësim objektiv të punës së tyre, në mënyrë që të ndërmarrin reformat e nevojshme për të rritur funksionalitetin e këtij institucioni

Një nga gjetjet e punimit është se legjislatura e gjashtë e Kuvendit, përkundër mungesës së qartë të shumicës parlamentare, ka qenë më efikase në shqyrtimin e ligjeve, madje duke miratuar disa prej ligjeve që për kohë të gjatë kanë qëndruar në sirtarët e Qeverisë dhe që kanë kërkuar konsensus më të gjerë.

Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll, për të monitoruar dhe adresuar problemet kyçe në Kuvendin e Kosovës, përmes hulumtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)