28 Mars 2024

D4D: Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore

Prishtinë, 25 shtator - Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar  tryezën "Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?", ku përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në çështjet zgjedhore, institucionet e administratës zgjedhore dhe përfaqësuesit e partive politike, kanë diskutuar rrugën përpara, që do të qonte në një reforme zgjedhore që do të ishte në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Diskutimi u zhvillua në dy sesione. Sesioni i parë ka vu theksin tek partitë politike dhe pozicionin e tyre kundrejt reformës zgjedhore, ndërkohë që sesioni i dytë u përqendrua kryesisht në çështjet e identifikuara gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar dhe mundësitë për përmirësim për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Nga të pranishmit u konstatua se krahas kthimit të agjendës se reformës zgjedhore për diskutim në Kuvendin e Kosovës, gjithë përfshirja e spektrit politik, vullneti politik i subjekteve politike, janë thelbësore që reforma zgjedhor të marr formë dhe të kontribuoj për një proces zgjedhore që do të prodhonte institucione kredibile.

Drejtori ekzekutiv i D4D, Shpend Emini, më këtë rast theksoi se shoqëria civile përvec që ka qenë shumë aktive në monitorimin e procesit zgjedhor ka kontribuar edhe në reformat e mëhershme zgjedhore. Emini theksoi se vonesa në krijimin e institucioneve na tregon nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Përfaqësuesja e Ambasadës se Zvicrës në Prishtinë, znj. Anita Schulchter Roth theksoj se një proces zgjedhor kredibil është i rëndësishëm për të gjitha komunitetet në Kosovë. Reforma zgjedhore ndër të tjera duhet të trajtoj me kujdes votat e pavlefshme, zonat zgjedhore dhe listat zgjedhore.

Përfaqësuesit e partive politike që ishin të pranishëm në këtë tryeze, ndonëse me disa dallime simbolike për kohen e duhur për fillimin e reformës zgjedhore, shprehen pajtimin që Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, meqë sipas tyre një proces i vonuar i reformës po reflektohet edhe tek legjitimiteti i institucioneve shtetërore.

Për Albulena Haxhiun nga Lëvizja Vetëvendosje reforma zgjedhore është cështja me e keqpërdorur politikisht nga partitë politike. Ajo tha se VV është për zgjedhje të jashtëzakonshme. “Me mirë për të gjithë është që të shkojmë në zgjedhje dhe një legjitimitet i ri Kuvendit do të mund të adresonte reformën zgjedhore” tha ajo. Ndërkaq, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, bëri thirrje që të gjitha partitë të përfshihen në procesin e reformës zgjedhore. “Partitë, pozitë e opozitë duhet të përfshihen në procesin e reformës zgjedhore. Jemi pro reformës zgjedhore, sa me shumë përsoset ky proces, aq me kredibile do të jenë institucionet. Përfshirja e diasporës në votime, duhet të trajtohet me kujdes, gjatë procesit të reformës zgjedhore”, tha Isufi.

Për Partinë Demokratike të Kosovës reforma zgjedhore nuk është veç nevojë, është domosdoshmëri e kohës. Nënkryetari i PDK, Arsim Bajrami theksoi se vullneti politikë i partive politike është element kyç për çuarjen përpara të këtij procesi. “Koha me e përshtatshme është tash, që të fillojmë këtë proces”, tha ai.

“Reforma duhet të ndodh, dhe ky është momenti”, tha Enver Hoti, përfaqesues i Nismës Social Demokrate. “Është momenti dhe duhet të ndodh reforma zgjedhore. Listat e votuesve, votimet e pavlefshme, votimet me kusht, votimi i diasporës e deri të trupa zgjedhore, duhet të jenë elemente që duhet të trajtohen nga reforma zgjedhore”, tha Hoti.

Ndërkaq nga ana e tyre, përfaqësues nga shoqëria civile konsideruan se tanimë është koha për fillimin e reformës zgjedhore, dhe njëkohësisht inkurajuan një konsensus politik si parakusht për përfundimin me sukses të procesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)