02 Prill 2020

Cullen shpreh gatishmërinë e Komisionit Evropian për ta mbështetur Kosovën

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, priti Shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Komisionin Evropian, David Cullen, me të cilin diskutoi procesin e integrimit evropian dhe hapat që Republika e Kosovës duhet t'i ndërmarrë në këtë proces.

U diskutua gjithashtu për Metodologjinë e re të Zgjerimit të përgatitur nga Komisioni Evropian dhe për ndikimin e saj në zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Më tej u theksua nevoja për të intensifikuar veprimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të Agjendës për Reforma Evropiane, përfshirë sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U trajtua gjithashtu rëndësia e maksimizimit të potencialit të ndihmës së IPA-s.

U theksua edhe rëndësia e mbajtjes së komunikimit të rregullt ndërmjet palëve Kosovë-BE, si dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve përmes kësaj Ministrie me institucionet e tjera qeveritare.

Ministri Reka theksoi se: “Qeveria Kurti ka vendosur prioritetet që kontribuojnë në procesin e integrimit evropian dhe reformat e parapara me Agjendën për Reforma Evropiane. Kosova është në dijeni të përgjegjësive të saj ndërsa mbështetja e institucioneve të BE-së dhe e Shteteve Anëtare është më se e mirëseardhur për të ecur përpara së bashku në këtë proces."

Cullen tha se reformat janë rruga e duhur përpara dhe kërkoi angazhim të fuqishëm politik.

Cullen gjithashtu shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)