19 Prill 2024

Clinton arrin në Kosovë

Prishtinë, 11 qershor - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara te Amerikës, Bill Clinton, ka mbërritur sot në mesditë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, është pritur nga ish presidentja Atifete Jahjaga dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa fotografi të ardhjes së Bill Clintonit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Nryshe eskorta e tij zyrtare është nisur drejt Prishtinës.

Clinton do të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të nderohet me dekoratë sot nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton RTKlive. Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.


Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve. 

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, do të jenë prezentë në Kosovë për të kremtuar nesër (e mërkurë) së bashku me qytetarët 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)