19 Prill 2024

Çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Prishtinë, 4 shtator - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandeminë Covid-19.

U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani tha se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Të dy bashkëbisedueset diskutuan edhe për zhvillimet e fundit aktuale në vend. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)