20 Prill 2024

Çfarë po kërkon Serbia nga procesi i Dialogut me Kosovën

Prishtinë, 16 shkurt - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Në kërkim të një konsensusi: Çfarë po kërkon Serbia nga procesi i Dialogut me Kosovën?".
 
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të analizoi qasjen e Serbisë kundrejt dialogut politik me Kosovën, me theks të veçantë në kërkesat konkrete që Serbia ka shprehur gjatë këtij procesi.

Për më tepër, kjo tryezë do fokusohet në identifikimin e metodave për të arritur një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë, në mënyrë që të trajtohen me seriozitet të gjitha sfidat dhe problemet që Serbia mund të shfaq gjatë këtij procesi.
 
Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një Analizë Politikash të hartuar nga Agron Bajrami, e cila trajton diskursin e brendshëm politik në Serbi, pengesat që i janë krijuar Kosovës për t’u antarësuar në organizatat ndërkombëtare (UNESCO, Interpol, etj), “ofertën” serbe për ulëse të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe mundësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, ndër të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)