19 Prill 2024

Çfarë mund të presë Kosova nga përfundimi i dialogut me Serbinë

Prishtinë, 29 shtator - Forum 2015 organizon tryezën diskutuese me temw "Përfundimi i dialogut, Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces" ku do të trajtohet rrugëtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e tij në realitetin e ri politik në këto dy vende.

Pas një viti stagnim të procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare duken të vendosur për vazhdimin e këtij dialogu.

Mirëpo deri më tash, ky proces është përcjellë nga eskalime dhe tensione në skenën politike kosovare. Siç ka qenë deri tani, dialogu është kritikuar për mungesë të transparencës dhe mos-implementim të marrëveshjeve të arritura. 

Diskutimi i Forum 2015 synon të shpalosë skenarët e mundshëm të së ardhmes së këtij dialogu të shumëpërfolur, duke prekur aspekte të rëndësishme që do të përcaktojnë suksesin apo dështimin e këtij procesi.

Duke filluar nga ri-strukturimi i dialogut, ide kjo e plasuar nga elitat politike të dy shteteve, integrimi i serbëve të Kosovës, e deri te njohja e Kosovës si shtet nga Serbia, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e veçanërisht përparimi i Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së, janë çështje kyçe të cilat duhet marrë parasysh kur trajtohen të arrirat dhe mangësitë e këtij procesi.

Ky diskutim synon të trasojë rrugën drejt të menduarit se si do të duhej të duket marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes kësaj, do të konsiderohen skenarë të mundshme të cilat dhe do të vlerësohen mundësitë dhe kufizimet që ka pala Kosovare për të përfituar nga dialogu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)