20 Prill 2024

Certifikohet Akademia e Grave për Lidership

Prishtinë, 30 tetor - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të organizoj ceremoninë e certifikimit të Akademisë së Grave për Lidership (AGL).

Akademia e Grave për Lidership është program që bënë bashkë gratë nga partitë politike dhe shoqëria civile për të marrë pjesë në një seri trajnimesh dhe mundësi rrjetëzimi dhe ka për qëllim zhvillimin dhe fuqizimin e grave lidere të së ardhmes.

Akademia e Grave për Lidership është pjesë e programit të NDI “Qeverisje e Përgjegjshme, Efektive dhe Llogaridhënëse”, të përkrahur nga USAID në Kosovë.

Për herë të parë, ky edicion i AGL-së është i organizuar në format multietnik. Pjesëmarrëset e AGL-së nga komuniteti shqiptar, serb, boshnjak, turk dhe egjiptian punuan së bashku për çështje me interes të përbashkët duke synuar të bëjnë ndryshime pozitive në fushën e arsimit, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe rolet udhëheqëse për gratë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të partive politike nga niveli qendror dhe lokal dhe organizatat partnere nga shoqëria civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)