03 Mars 2021

Caktohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Prishtinë, 24 nëntor - Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 190, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë.

Takimi i sotëm ka filluar me prezantimin e listës me emrat e prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit në Prokurorinë e Apelit dhe 7 prokuroritë themelore, ndërsa u tha se lista nuk është përfundimtare, sepse duhet pritur edhe aplikimet eventuale që mund të vijnë përmes postës.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin 9 mujor, janar-shtator 2020, për veprat penale karakteristike të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, dhe Dokumentin për politikat e trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial.

Gjatë takimit të sotëm, KPK ka caktuar prokurorin Shaban Spahiu ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, pozitë të cilën do ta mbajë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

KPK në këtë takim ka autorizuar Komisionin për Çështje Normative të përgatis Udhëzuesin për qasjen e avokatëve në objektet e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Po gjatë këtij takimi, zyrtari i Burimeve Njerëzore, Sajmir Gjoci, është caktuar zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin prokurorial, paraprakisht anëtarët e Këshillit votuan për lirimin nga detyra të zyrtarit që deri më sot e ka ushtruar këtë pozitë.

Në fund të këtij takimi, Këshilli miratoi vlerësimin e dytë të performancës në mandatin fillestar të 20 prokurorëve të Shtetit, të cilët do të propozohen te institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës për dekretim me mandat të përhershëm.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)