29 Mars 2024

BSPK paralajmëron grevën 1 orëshe të të gjithë të punësuarve

Prishtinë, 10 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK informon Qytetarët e Republikës së Kosovës, se të enjten më 12 maj 2022 në orën e parë të punës nën organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbahet në nivel vendi Greva paralajmëruese 1-Orëshe e të të gjithë të punësuarve në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës edhe përkundër të gjitha përpjekjeve për Dialogun e duhur midis Partnerëve Socialë dhe pa dëshirë po edhe në pamundësi të mos hyhet në grevë vendosi përfundimisht që Greva Paralajmëruese 1-Orëshe në nivel vendi e të të gjithë të punësuarve në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të mbahet të enjten më 12 maj 2022.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës priti dhe pret që Dialogu Social midis Partnerëve Socialë të jetë dialog i sinqertë dhe parimor pa premtime po me veprime të duhura dhe drejt përmbushjes së kërkesave të arsyeshme të të punësuarve sindikalistë në nivel vendi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk do dhe nuk dëshiron që mjetin e fundit të pakënaqësisë sindikaliste – Grevën ta përdorë kurdo dhe të parën, po kur zëri i arsyes nuk hap rrugën e duhur në të mirë të veprimeve të duhura që do të krijonin parakushtet dhe kushtet e duhura të qetësisë dhe të mirëqenies shoqërore-ekonomike atëherë nuk i mbetet tjetër veçse hyrja në Grevë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vendosi për Grevë Paralajmëruese 1-Orëshe dhe pret e mirëpret veprimet e duhura reflektuese të Partnerit Social – Qeverisë së cilës i mbetet barra për ndaljen e punës dhe futjen në grevë të atyre që e kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë Republikën e Kosovës e të cilët ditë e natë derdhin djersën anë e kënd vendit tonë.

Greva Paralajmëruese 1-Orëshe në nivel vendi në orën e parë të punës së ditës së enjte, 12 maj 2002, e të të gjithë të punësuarve në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ka Këshillat e Saj Organizues të cilat do të përkujdesen që të mos prishet dhënia e shërbimeve qenësore për Qytetarët, por nëse nuk veprohet dhe ofrohet Dialogu i duhur social nga Partneri Social – Qeveria atëherë më 20 maj 2022 do të mbahet Protesta gjithëpërfshirëse e cila i paraprinë Grevës së plotë në nivel Vendi. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)