29 Mars 2024

Britania e përkushtuar që Kosova të jetë storie suksesi

Prishtinë, 4 maj - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff, me të cilin ka biseduar për situatën dhe gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë. Poashtu u bisedua edhe për sfidat në veri të Kosovës.

Ambasadori britanik është interesuar për zhvillimet në veri, perspektivën ekonomike, rolin e EULEX-it etj.

Poashtu ai ka shprehur përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës me qëllim që ta shndërroj këtë shtet në një storie të suksesshme.

Lidhur me këto interesime të ambasadorit Cliff, kryetari Kastrati, ka thënë se situata e sigurisë gjatë javëve të fundit është më e qetë, por ajo mbetet e brishtë për shkak të mosfunksionimit të rendit dhe ligjit.

“Javëve të fundit ka pasur më pak incidente në veri, mirëpo për stabilizimin dhe normalizimin e situatës duhet vendosmëri më e madhe nga strukturat e sigurisë”.  

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe rolin e EULEX-it në veri. Ai vlerësoj se është bërë shumë pak prej këtij misioni dhe për këtë numëroj problemet që janë në veri.

“Në pikat kufitare në veri nuk doganohen mallrat, nuk janë kthyer punëtorët vendorë të gjykatave ashtu siç është premtuar etj”.

Ai tha se parakusht për normalizimin e veriut është vendosja e rendit dhe ligjit. “Nëse ka vendosmëri prej strukturave të sigurisë, Policisë së EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it gjendja do të ndryshoj”.

Ai tha se është esenciale që të krijohen kushtet për qarkullim të lirë, për përdorimin e targave të Republikës së Kosovës për automjetet që lëvizin në veri si dhe për qasje të lirë në prona.

Kryetari Kastrati, tha se në të kundërtën strukturat paralele serbe që dirigjohen nga Beogradi do të vazhdojnë që të kriminalizojnë veriun.

Ai theksoi se gjatë këtyre viteve të pasluftës ata e kanë mbajtur të tensionuar situatën me qëllim që të krijohet një ambient i pasigurtë që do të reflektonte një imazh për një shoqëri dhe një shtet jofunksional.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)