28 Mars 2024

Britania e Madhe lëshon viza edhe në Prishtinë

Prishtinë, 24 mars - Qytetarët e Kosovës nga 12 prilli do të mund të aplikojnë për viza britanike në ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

“Hapja e qendrës për viza demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në komunikatën e ambasadës britanike.

Formularët do të mund të plotësohen online, ndërsa termini për takim do të caktohet në ambasadën britanike në Prishtinë.

Dokumentet e aplikuesve sërish do të dërgohen në Shkup, por qytetarët e Kosovës mund t’i marrin vizat vetëm në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)