25 Prill 2024

Braathu premton vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për Kosovën

Prishtinë, 22 dhjetor - Ushtruesja e Detyrës Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe e falënderoi ambasadorin Braathu si përfaqësues të shtetit norvegjez dhe si ambasador i OSBE-së.

Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së në mbështetjen e KQZ-së dhe institucioneve të tjera në vend.

“Misioni i OSBE-së është shumë i rëndësishëm për procesin e demokratizimit”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Sipas zonjës Osmani cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.

Ndërkaq ambasadori Braathu ka falënderuar u.d. Presidenten Osmani për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për institucionet e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)