28 Mars 2024

Bisedimet me Serbinë pasi të konsolidohen institucionet

Prishtinë, 6 janar - Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se Kosova së pari duhet të konsolidojë institucionet e reja dhe më pas të fillojë bisedat e paralajmëruara me autoritetet e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës në largim, Hajredin Kuqi, thotë se, Kosova ka pranuar të hyjë në bisedime me Serbinë për çështje teknike, gjithmonë duke mos harruar se kush ka qenë viktima dhe kush agresori gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Teoritë e ndryshme konspirative, që unë nuk i pëlqej, mund ta thonë se raporti i Dik Martit ka pasur për qëllim ndoshta jo shumë dëmtimin e bisedave Kosovë- Serbi, sesa relativizimin e palëve në këto biseda dhe të thuhet se proporcioni i fuqisë ka qenë i ndryshëm, por proporcioni i veprimeve inkriminuese ka qenë po ashtu në përputhje me proporcionin e fuqisë, kjo nuk është e vërtetë”, theksoi Kuqi për DW.

Sidoqoftë fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi duhet të presë në radhë të parë krijimin e institucionve të Kosovës dhe hartimin e një platforme, me të cilën Prishtina zyrtare do të hyjë në bisedime me Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)