25 Prill 2024

Beteja e Jasharajve është shndërruar në një inspirim për mijëra të rinj e të reja

Prishtinë, 5 mars - Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se sot e përkujtojnë veprën heroike të komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, sakrificën sublime të familjes Jashari për liri, si dhe ndikimin që kjo sakrificë e pati në përpjekjen tonë për liri. 

Osmani në seancë solemne për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se beteja e Jasharajve është shndërruar në një inspirim për mijëra të rinj e të reja.

“Sot e përkujtojmë sakrificën e familjes Jasharaj. Ai dhe gjithë familja e tij e dinin që makineria serbe synonte shfarosjen e familjes së tij dhe të gjithë popullit të Kosovës. Ai së bashku së me anëtarët e tjerë të familjes ishin mësuar të rrethoheshin dhe të jetonin me kërcënime të vazhdueshme”, transmeton E.O..

“Familja rezistoi për më shumë se 36 orë dhe shumica anëtarëve ranë nën shembjet e shtëpisë. Heroizmi dhe sakrifica e kësaj familje ja shpalosi botës pamjet e errëta të shtetit serbe. Ata e prekën ndërgjegjen e një populli të shtypur”.

“Ishte zëri i 10 fëmijëve që ëndrra ju pre pa nisur mirë por ëndrra e tyre u përhap gjithandej. Beteja e Jasharajve u shndërrua në një inspirim për mijëra të rinj e të reja. Dhe sot ne ju falemi atyre për ta nderuar kujtimin e secilit veç e veç”.

“Historia e secilit prej tyre është historia e Kosovës, dhe mbi të gjitha është dëshmi se sa e kushtueshme është jeta dhe sa e shtrenjtë ishte liria jonë”, tha ajo.

Osmani tha se familja Jasharai ka mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe nuk ka pranuar të nënshtroheshin me asnjë çmim. Ajo tha se shqiptarët kanë dëshmuar se janë kryengritës dhe liridashës,.

“Adem Jashari dhe gjithë  luftëtarët e tjerë e mbrojtën pragun e shtëpisë tonë. Familja Jashari mbrojti dinjitetin qytetar dhe nuk pranuan rë nënshtroheshin me asnjë çmim. Historia e Kosovës është zhvilluar mbi ndjenjën e fuqishme të lirisë por fatkeqësisht na është cenuar shumë shpesh”.

“Në secilën rast ne kemi dëshmuar për këto dy tipare të shpirtit tanë kryengritës dhe liridashës. Ne do ti kërkojmë fëmijëve tanë që të jenë qytetar të mirë, por duhet të ju sigurojmë drejtësi”, tha Osmani.

 Historia e vjetër dhe e re e Kosovës sipas saj është zhvilluar mbi ndjenjën e fuqishme të lirisë, e cila, fatkeqësisht  na është cenuar shpesh.

"Kësisoj, ne e kemi zhvilluar shpirtin e rezistencës, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e shtypjes dhe represionit gjithnjë e më të madh të regjimit të atëhershëm. Por, në secilin rast e në secilën periudhë, ne kemi dëshmuar për këto dy tipare të shpirtit tonë: kryengritës dhe liridashës."

"Kryengritjet kanë qenë jo vetëm mjet i rezistencës, por edhe i formimi t të ndjenjës së madhe të solidaritetit e të lidhjes rreth disa vlerave të përbashkëta. Pra, ato e kanë formësuar shpirtin tonë, ndjenjën tonë për ta ruajtur çfarë është e jona e për të mos e synuar të huajën", ka thene ne fund kryeparlamentarja Osmani.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)