19 Prill 2024

Bertoncelj shprehi gatishmërinë e Sllovenisë për ta përkrahur Kosovën

Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin  e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, ku diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në shkëmbimin e përvoja në fushën e financave publike si dhe për vizitën që pritet të bëjë Ministri Hamza ne Slloveni gjatë javës së ardhshme.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Bertoncelj për zhvillimet buxhetore si dhe për  prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Ambasadori slloven në Kosovë Bojan Bertoncelj e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin si dhe për progresin e arritur të Kosovës në fushën e financave, në veçanti në hapat e saj në implementimin e MSA-së.

Me këtë rast Ambasadori Bertoncelj shprehi gjithashtu gatishmërinë e shtetit slloven për ta përkrahur Kosovën në proceset integruese të saj drejt Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)