19 Prill 2024

Beqaj : Nuk ka fakte për të dhënat në raportin e Martit

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj në deklaratë për Televizionit e Zvicrës, TSR ka deklaruar se akuzat e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dik Marti janë akuza të pavërteta dhe se janë të orkestruara nga Serbia.

“Është shume e pikëllueshme te dëgjosh se një diplomat i larte si Z. Marty lanson ne emër të një institucioni zyrtare këso lloj akuzash te pavërteta. Ne jemi shume te vetëdijshëm se këto thashetheme janë te orkestruara nga Serbia”, ka thënë ministri Beqaj.

Nuk janë fakte sipas tij nëse dikush pohon se ka dëgjuar diçka sepse faktet duhen të përmbajnë elemente konkrete.

Beqaj ka thënë se nganjëherë në politikë zgjedhja e momentit për të lansuar një atak është shume e rëndësishme, kurse për neve ky moment është krucial për shkak se Kosova është në proces të krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të porsa përfunduara.

Ky raport sipas tij është planifikuar pikërisht ne kohen e zgjedhjeve për ta prishur imazhin e Kosovës.

“Ne mirëpresim çfarëdo lloj hetimesh me një kusht që ato të jene të mbështetura në fakte, kurse ata qe ofrojnë pretendime te rrejshme duhet të përgjigjen përpara ligjit “, ka thënë ministri Beqaj.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)