23 Shkurt 2019

Beqaj, Lluka, Reqica dhe Ismaili raportojnë në Komisionet paralamentare

Prishtinë, 11 korrik - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Skender Reqica dhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili raportojn sot para Komisioneve perkatese parlamentare.

Kështu Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. 

Po ashtu Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Skender Reqica dhe Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi raportojn para e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen ekzistuese të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat.

Edhe Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministris së Shëndetësisë Uran Ismaili për të diskutuar lidhur me furnizimin me barna nga lista esenciale, funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe vonesat në procedimin e Projektligjeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2019

- Fillon kampionati ekipor në pingpong me në garat ekipore në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Hasan Preteni dhe Alfred Halili anëtarë të Kryesisë Qendrore  do të mbajnë konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizon panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 90. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00) 

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtas. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)