25 Prill 2024

Beqa e Gaxherri përplasen “N’Kuvend”

Prishtinë, 26 tetor - Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri dhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit, janë përplasur ashpër në emision e RTK-së “N’Kuvend”, rreth zgjedhjeve të 22 tetorit, balotazhit, e sidomos për debatin që ishte zhvilluar në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ndërmjet Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së.

Beqa e apostrofoi Abdixhikun si politikan infantil, kurse Gaxherri e akuzoi Veselin për Shërbimin e Informativ.

Në debat gjithashtu i bënë një rezyme zgjedhjeve të 22 tetorit,ku deputetja Gaxherri disa përmendi që LDK është fituese e votës popullore, kurse Beqa tha se PDK edhe pse ka fituar dukshëm, pritjet kanë qenë më të mëdha.

Për balotazhin e Prishtinë, të dy deputetët u rezervuan të deklarohen nëse do të ketë koalicion ndërmjet këtyre dy partive rivale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)