20 Prill 2024

Belgjika e gatshme të mbështesë Kosovën në fushën e sundimit të ligjit

Prishtinë, 4 mars - Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës, shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Hoti e njoftoi shefin e zyrës belge për prioritetet e Qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe luftimi i korrupsionit. Ndër të tjera, z. Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.

Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)