29 Mars 2024

Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës

Prishtinë, 23 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues shefin e  misionit të Zyrës të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë,  Jean-Louis Servais si dhe atasheun e policisë belge, Charles De Winter.

Me këtë rast, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e shtetit belg në avancimin e institucioneve të sigurisë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit.

Në veçanti, gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimin në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.

Në anën tjetër, shefi i Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais, u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, ku theksoi se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)