19 Prill 2024

Belgjika do të vazhdojë ta ndihmojë Republikën e Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim shefin e Zyrës Diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Alan Van Gucht.

Gucht fillimisht uroi Pacolli për zgjedhjen e tij si president i Republikës së Kosovës, duke i ofruar gjithë bashkëpunimin e tij dhe të shtetit belg.

Ai theksoi se Belgjika e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë ta ndihmojë Republikën e Kosovës në vazhdimësi, duke ofruar përvojat e saj në të gjitha fushat.

Presidenti Behgjet Pacolli falënderoi z. Gucht për ndihmën e pakursyeshme që vendi i tij ka dhënë në të gjitha periudhat për Republikën e Kosovës dhe theksoi se institucionet e vendit tonë mirëpresin këtë ndihmë, e çmojnë shumë atë dhe janë të përkushtuara për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)