28 Mars 2024

Beçaj: Për 15 muaj qyetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza

Prishtinë, 29 dhjetor - Ministri i Integrimeve Evropiane në largim, Besim Beçaj, në takimin e fund vitit me gazetarë ka thënë se Kosova deri në fund të vitit 2011 do të plotësojë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e listës së bardhë të shengenit. 

Ai ka mbështetur deklaratën e kryeministrit Thaçi se brenda 15 muajve qyetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza, që sipas tij çështja mbetet vetëm në vendimin e Komisionit Evropian.

Ai tha se Kosova ka plotësuar kushtet teknike për marrjen e strategjisë për liberalizim të vizave, që prej muajit korrik, por pret ende përgjigjen e Komisionit Evropian. Sipas tij vonesat janë pasojë e mosnjohjes nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

"Do të vazhdojmë me plotësimin e kushteve për hyrje në listën e bardhë dhe jemi të bindur që do ta bëjmë deri në fund të 2011. Do të vazhdojmë fuqishëm për të harmonizuar qëndrimet tona sa i përket marrëdhënieve tregtare dhe në mënyrë kontinuele do ta bëjmë edhe vazhdimin e procesit të stabilizim-asociimit apo dialogut të stabilizim-asociimit që është i njëjtë, por ka një tematikë të ndryshme me vendet tjera që kërkon reforma të thella institucionale", ka thënë Beqaj.

Ai ka theksuar se prioritet i ministrisë që ai drejton vitin e ardhshëm do të jetë përgatitja e vendit për të hyrë në BE.

"Eshtë përcaktuar që edhe vitin e ardhshëm prioritet i vendit do të jetë përgatitja e vendit për integrim, por edhe reformat të cilat janë kërkuar, jo vetëm sa për të thënë për ta përgatitur vendin për Bashkimin Evropian, por për të bërë jetën më të mirë për qytetarët e Kosovës", ka thënë Beqaj.

Beqaj ka shprehur bindjen se më 1 janar 2012 do të informojnë Komisionin Evropian që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet të cilat janë paraparë. Ndërsa sa i përket 5 vendeve nga BE-ja që nuk e kanë njohur Kosovës, ai e ka cilësuar si një pengesë shtesë.

"Vetë fakti që i kemi pesë vende anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën është komplikim shtesë dhe kjo ka treguar me parakushte e strategjisë për liberalizim të vizave, sepse shumica e shteteve të cilat e kanë marrë strategjinë apo udhërrëfyesin, ato nuk kanë qenë të kushtëzuar me kaq shumë parakushte që neve i kemi pasur dhe i kemi plotësuar. Pra, është fjala që kemi një kërkesë më të madhe dhe kemi pesë anëtarë të cilët hezitojnë të hyjnë në marrëdhënie kontraktuale me Kosovën", ka potencuar Beqaj.

Ministria e integrimeve ka shpalosur edhe raportin e progresit dhe ka përgatitur obligimet për të gjitha institucionet veç e veç që kërkohen nga ky raport. Beçaj kujtoi se kërkohet më shumë angazhim në reformimin e administratës publike, luftën kundër krimit dhe sundimin e ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)